98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

98% e punonjësve informalë tashmë të deklaruar, Inspektorati i Punës: 28.3 milionë lekë më shumë të ardhura çdo muaj nga kontributet

Lufta kundër informalitetit në tregun e punës u intensifikua në muajin janar ndërsa Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Punës kontrolluan mbi 12 mijë vende pune dhe inspektuan 667 biznese në vend. Në 445 raste u gjetën shkelje dhe u morën masa, nga paralajmërime deri te gjoba. Po ashtu, u shqyrtuan 90 ankesa të ardhura nga punonjës dhe qytetarë. Të dhënat tregojnë se lufta ndaj informalitetit ka pësuar rritje gjatë gjithë vitit 2025.  Sipas Inspektoratit gjatë 2025-ës janë inspektuar 9,532 subjekte në rang vendi. Si rezultat, janë pezulluar 1,269 aktivitete, janë paralajmëruar 4,191 biznese dhe janë gjobitur 268 për shkelje që lidhen kryesisht me punonjës të padeklaruar, mosrespektim kontratash dhe mungesë sigurie në punë. Efekti është i matshëm edhe tek numri i  punonjësve të futur në skemë. 98% e atyre që...