54.5% e shqiptarëve nuk përballojnë një mijë euro shpenzim të papritur, niveli më i lartë në rajon
Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000 euro. Sipas të dhënave nga anketa Security Meter 2025 e Anketa e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RÇ), Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që nuk përballojnë një emergjencë. Shqipëria raporton shkallën më të lartë të pasigurisë financiare në Rajon në vitin 2025, me 54.5% e të anketuarve që deklarojnë se nuk mund ta mbulonin një shpenzim të tillë në mënyrë të pavarur, një rritje e lehtë nga 53.3% në 2024. Ngjashëm, Maqedonia e Veriut tregon një nivel të lartë, me pothuajse gjysmën (48.1%) të popullsisë të paaftë për të menaxhuar një kosto të tillë emergjente në vitin 2025. Në të kundërt, Kosova spikat...
Burimi:
sot.com.al