5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, të rinjtë braktisin vendin për të punuar jashtë shtetit, shkak pagat e ulëta
Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, në vitin 2025, vetëm 5065 persona kërkuan azil në BE, me një tkurrje prej 30% në raport me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri i tyre, ikjet e shqiptarëve përmes kësaj forme janë gati tre herë më të ulëta. Kërkesat janë më pak edhe në raport me pandeminë, kur lëvizja për shumë muaj ishte e kufizuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania. Teorikisht, rënia e kërkesave për azil...
Burimi:
sot.com.al