48 mijë fermerë pagesa cash për naftën, publikohet lista e plotë e përfituesve

48 mijë fermerë pagesa cash për naftën, publikohet lista e plotë e përfituesve

48.117 fermerë përfitojnë pagesa cash në llogaritë e tyre bankare për naftën që përdorin për punime të mekanizuara në bujqësi. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka publikuar listën e plotë të përfituesve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi ku vihet re dhe një shpërndarje e gjerë gjeografike e përfituesve. Ndërsa nga masat 1-7 të skemës rezultojnë 14.577 përfitues. Sa i takon skemës së naftës, aplikantët kanë vetëdeklaruar kulturat bujqësore të mbjella ose të parashikuara për të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line. Çdo parcelë, sipas dokumentacionit të pronësisë apo përdorimit,  plotësohet me kulturën/kulturat përkatëse të mbjellë ose që parashikohen të mbillen. Mbështetja më e lartë ka shkuar në qarqet Fier, Berat dhe Korçë, ku dhe bujqësia ka zhvillim më të...