460 mallra pa doganë, Shqipëria ndryshon rregullat për armët
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që synon të nxisë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe tashmë në fuqi, 460 mallra që importohen në Shqipëri dhe përdoren drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak do të përjashtohen nga taksat doganore. Në dokument sqarohet se përjashtimi nga detyrimet doganore do të aplikohet për komponentët kryesorë dhe mallrat e përfshira në listën e mallrave ushtarake dhe atyre me përdorim të dyfishtë, sipas legjislacionit në fuqi, kur këto mallra importohen me qëllim prodhimin e një produkti përfundimtar ushtarak. Ky përjashtim do të vlejë vetëm për subjektet e licencuara që operojnë në industrinë e mbrojtjes. Vendimi shtrihet gjithashtu edhe mbi lëndët e para, makineritë dhe komponentët e tjerë që shërbejnë drejtpërdrejt...
Burimi:
sot.com.al