374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

374 miliardë lekë deri në nëntor. Kredia zgjerohet pavarësisht kufizimeve të Bankës së Shqipërisë

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën mbi 32 miliardë euro në nëntor. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se marrë që nga fillimi i vitit, kredia e re e marrë kapi shifrën e mbi 374 miliardë lekëve. Në raport me janar-nëntorin e vitit të shkuar, huatë janë zgjeruar me 42.5 miliardë lekë apo 12.8 për qind, shkruan A2. Artur Ribaj, pedagog dhe ekspert i sistemit banker, u shpreh: “Kjo rritje tregon një besim më të madh të qytetarëve dhe biznesit ndaj sistemit bankar, por edhe një nevojë të shtuar për financim në një periudhë me inflacion të ulët dhe interesa më të qëndrueshme”. Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën mbi 250...