25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

25% e punonjësve të ndërtimit të deklaruar, me paga deri në 50 mijë lekë

Në total, në sektorin e ndërtimit rezultojnë të punësuar 64,572 punonjës, duke reflektuar një përqendrim të madh të pagave në fashat e ulëta dhe të mesme, sipas dokumentit “Plani i menaxhimit të riskut për sektorin e ndërtimit (informaliteti dhe pagat referencë)”, të publikuar nga administrata tatimore Rreth një e katërta e punonjësve në sektor, ose afërsisht 25% e totalit, përfitojnë paga që përfshihen në fashën 40,001 – 50,000 lekë në muaj, duke e bërë këtë fashë atë me përqindjen më të lartë të punonjësve. Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve paguhen gjithashtu në fashat 50,001 – 70,000 lekë, ku përfshihen rreth 22% e totalit, si dhe në fashën 40,000 lekë, me rreth 18% të punonjësve. Ndërkohë, 12% e punonjësve rezultojnë të paguhen me paga deri në 39,999...