210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale, ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet

210 mln lekë grante për ndërmarrjet sociale, ndihmë shtetërore për punësimin dhe shërbimet

Është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Komisionit të Ndihmës Shtetërore për autorizimin e skemës së ndihmës shtetërore “Fondi në mbështetje të ndërmarrjes sociale për periudhën 2026–2028”, një instrument financiar që synon forcimin e rolit të ndërmarrjeve sociale në mbrojtjen dhe përfshirjen shoqërore të grupeve të pafavorizuara. Sipas vendimit, skema synon mbështetjen financiare të ndërmarrjeve sociale që kontribuojnë në përfshirjen shoqërore të grupeve të pafavorizuara, përmes punësimit dhe ofrimit të shërbimeve sociale. Ndihma do të jepet në formë grantesh nga buxheti i shtetit. Fondi total i parashikuar për këtë skemë është 210 milionë lekë. Financimi do të realizohet kryesisht përmes subvencionimit të pagës minimale dhe mbulimit të sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit e ndërmarrjeve sociale. Përfitues të kësaj skeme janë ndërmarrjet sociale,...