140 mijë individë nën lupën e tatimeve, ja kush duhet të plotësojë DIVA-n brenda marsit 2026

140 mijë individë nën lupën e tatimeve, ja kush duhet të plotësojë DIVA-n brenda marsit 2026

Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin  Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) brenda datës 31 Mars 2026. Ky detyrim lind për çdo individ, shtetas shqiptar ose i huaj, kur të ardhurat e tij vjetore bruto kalojnë shumën 1.2 milionë lekë nga të gjitha burimet. Këto burime përfshijnë paga dhe shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit, dividendë, qira, shitje të pasurisë së paluajtshme, interesa bankare, fitime nga lojërat e fatit, të drejta intelektuale si licenca dhe të drejta ekskluzive, si dhe të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Detyrimi për dorëzim ekziston edhe kur individi është në marrëdhënie punësimi me...