1 vit kursime, pothuajse zero fitim/ Bankat ndryshojnë strategji
Gjatë muajit nëntor 2025, tregu bankar në Shqipëri ka shfaqur një ecuri të qëndrueshme, por me sinjale të qarta që kërkojnë vëmendjen e kursimtarëve. Për qytetarët që zgjedhin të mbajnë kursimet e tyre në lekë, interesi për depozitat 1-vjeçare u fiksua në 1.33%. Ndonëse kjo shifër shënon një rritje të lehtë krahasuar me muajt e vjeshtës, ajo mbetet në nivele modeste. Për qytetarin e thjeshtë, ky trend tregon se monedha kombëtare vazhdon të ofrojë një mbrojtje më të mirë se valuta, por sërish fitimi real pas zbritjes së taksave dhe inflacionit mbetet minimal. Në kahun tjetër, kursi i interesave për monedhën euro ka dhënë një sinjal dekurajues për kursimet afatshkurtra. Interesi për depozitat 1-vjeçare në euro ra në 0.88%, niveli më i ulët i regjistruar...
Burimi:
sot.com.al