1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

1 milion mjete në rrugët e vendit, Volkswagen dhe Mercedes Benz më të pëlqyerat për shqiptarët

Shqipëria ka shënuar një moment historik në transportin rrugor, duke kaluar zyrtarisht pragun e 1 milion mjeteve në qarkullim. Të dhënave e INSTAT për tremujorin e katërt të 2025, tregojnë se numri total i mjeteve arriti në 1.048.092 njësi. Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 9,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke dëshmuar një zgjerim të pandalshëm të flotës. Analiza e strukturës së mjeteve tregon një dominim absolut të autoveturave, të cilat përbëjnë 80,8% të totalit. Tregu i regjistrimeve të reja, tregon se markat gjermane si Volkswagen me 18,6%, dhe Mercedes Benz me 17,5% vazhdojnë të kryesojnë preferencat, por prania e markave kineze si BYD me 6,2% në top-listën e regjistrimeve sugjeron një diversifikim të tregut dhe një rritje të interesit për...