Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë të fazës së Ligës, ndaj Aarhus në transfertë

Egnatia luan të enjten ndeshjen e dytë të fazës së Ligës, ndaj Aarhus në transfertë

Egnatia vijon aventurën historike në fazën e ligës të UEFA Conference League. Këtë të enjte, më 22 tetor, kampionët e Shqipërisë do të luajnë ndeshjen e dytë në këtë kompeticion, ku do të përballen me skuadrën daneze të Aarhus. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Randers Stadion”, duke nisur nga ora 21:00, me skuadrën rrogozhinase që do të synojë një rezultat pozitiv në këtë transfertë europiane. Egnatia e nisi rrugëtimin në fazën e ligës me një barazim 1-1 ndaj Midtjylland në stadiumin “Air Albania”, ku golin për skuadrën shqiptare e shënoi Ildi Gruda. Tashmë, rrogozhinasit do të kërkojnë të vijojnë me paraqitje pozitive në arenën europiane, në një tjetër sfidë të rëndësishme për klubin dhe futbollin shqiptar. Post navigation