“E pranova publikisht gabimin tim”, pas publikimit të videos ku godet arbitrin, reagon Alban Xhaferi…

“E pranova publikisht gabimin tim”, pas publikimit të videos ku godet arbitrin, reagon Alban Xhaferi…

48 orë pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e imja nga një përplasje verbale e ndodhur në përfundim të takimit.Nuk dua të ndalem te shkaqet dhe rrethanat që më çuan në atë reagim, sepse asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin. Për këtë arsye e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik.Së pari, i kërkoj publikisht dhe thellësisht ndjesë arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për veprimet e mia në atë moment tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje dhe reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm. Çështja është tashmë e sqaruar mes nesh në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok. Gjithashtu, i kërkoj ndjesë çdo familjeje shqiptare dhe...