Dyshohet se ra në kontakt me rrymën/ 31-vjeçari gjendet i pajetë në lumë
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në ujërat e lumit Setë në Dibër, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme. Kaloshi ishte mësues dhe punonte në shkollën 9-vjeçare “Grykë-Nokë”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa 31-vjeçari ishte duke peshkuar në lumë, i shoqëruar edhe nga persona të tjerë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gjatë peshkimit ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Lajmi për vdekjen e 31-vjeçarit ka shkaktuar reagime dhe dhimbje te familjarët, kolegët dhe nxënësit e tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi humbja e jetës së të riut.
Burimi:
ntv.al