Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

Në Tiranë janë paralajmëruar këtë të shtunë, 31 tetor, dy protesta kombëtare: njëra para Ministrisë së Arsimit, e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë, dhe tjetra nga Partia Demokratike. Protesta e studentëve vijon përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ndërsa ata kanë refuzuar ftesat për dialog të kryeministrit Edi Rama, duke këmbëngulur se kërkesat e tyre duhet të plotësohen përpara nisjes së çdo procesi negociues. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog, duke i ftuar studentët të zhvillojnë një takim përpara Kryeministrisë. Sipas raportimit të gazetares së RTSH-së, Keti Toroveci, situata para Ministrisë së Arsimit paraqitet e qetë, ndërsa protestuesit pritet të ndahen në dy grupe. “Situata është e qetë për momentin. Në orën 12:00 studentët dhe pedagogët do të...