DY MEKANIZMAT QE NUK LEVIZIN/ POLITIKA BIZNES, QEVERIA KERKON KOHE NDERSA OPOZITA DO PUSHTET

DY MEKANIZMAT QE NUK LEVIZIN/ POLITIKA BIZNES, QEVERIA KERKON KOHE NDERSA OPOZITA DO PUSHTET

Ornela Çuçi Për më shumë se tri dekada kemi votuar kryesisht kundër individëve, partive dhe qeverive, me shpresën se largimi i tyre do sillte edhe fundin e mënyrës si jemi qeverisur. Por sa herë kemi ndryshuar emrat, aq herë kemi zbuluar se mekanizmi që i bën ata kopje të njëri-tjetrit ka mbetur i pandryshuar. Sistemi ynë shpërblen ata që i përshtaten dhe nxjerr jashtë loje ata që përpiqen ta ndryshojnë atë ose që, së paku, përpiqen të mos ndryshojnë integritetin e tyre. Sa më gjatë drejtuesit tanë qëndrojnë në pushtet, aq më shumë e sofistikojnë këtë sistem. Ata që vijnë pas, në vend që ta çmontojnë, zbulojnë se është shumë më e leverdishme ta ruajnë dhe ta trashëgojnë. Sepse pushteti në Shqipëri nuk është vetëm...