Dy golat e Zhegrovës nuk mjaftojnë, Juventusi ndëshkohet në fund nga lojtari që Spalletti i bëri dalje (video)
Sassuolo ka mundur 3-2 Juventusin, në takimin e luajtur në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia, i vlefshëm për javën e 4-të në Serie A. Juventus e nisi vrullshëm takimin, duke rrezikuar që në minutën e 2-të me Nico Gonzalez, por goditja e argjentinasit prek traversën. Në minutën e 37-të, Sassuolo kishte një mundësi të mirë shënimi, por goditja e Sebastiano Esposito kalon fare pranë shtyllës së djathtë. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Bardhezinjtë e nisin vrullshëm pjesën e dytë, duke rrezikuar që në fillim me Kerim Alajbegovic, por Aro Muric bëri një pritje spektakolare. Sfida zhbllokohet në minutën e 66-të, ku Sebastiano Esposito shënon me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Nemanja Matic. Në minutën e 69-të, Douglas Luiz...
Burimi:
telesport.al