Durrës, nis parkimi me pagesë në rrugët e qytetit, skema e re në disa akse dhe tre sheshe
Ka nisur në Durrës zbatimi i skemës së re të parkimit me pagesë në disa prej rrugëve të qytetit dhe në tre sheshe publike. Në orët e para të aplikimit, një pjesë e qytetarëve nuk ishin ende të informuar për ndryshimin, pavarësisht njoftimeve të mëparshme nga Bashkia dhe Policia Bashkiake. Autoritetet thonë se kjo është faza e parë e zbatimit dhe se qytetarët duhet të familjarizohen me mënyrën e re të pagesës. Flamur Gjuzi, drejtor i Policisë Bashkiake Durrës u shpreh “ Policia Bashkiake ka qenë në terren që nga ora 08:00. Faktikisht, shërbimi ka filluar që në orën 07:00, por prej orës 08:00 ka qenë në dispozicion të këtij shërbimi të ri për qytetarët e Durrësit. Shumica e qytetarëve kanë aplikuar për pagesën e...
Burimi:
javanews.al