“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaron se Shqipëria ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm politik dhe se largimi i qeverisë është kthyer në një kërkesë të gjerë të shoqërisë. I ftuar në emisionin “Puls”, në A2 CNN, Dule tha se zhvillimet e fundit dëshmojnë një ndryshim cilësor në qëndrimin e segmenteve të ndryshme të shoqërisë ndaj qeverisë. Sipas tij, kundër qeverisë janë pozicionuar edhe grupe që më parë kanë qenë aleatë dhe mbështetës të kryeministrit Edi Rama, por që tashmë janë zhgënjyer nga qeverisja e tij. “Ka një ndryshim. Nuk është një ndryshim i momentit, është një ndryshim cilësor. Kemi segmente të qenësishme të shoqërisë, të cilat bashkohen nga një emërues i përbashkët, largimi i qeverisë. Është një kërkesë e cila arrin shifra absolute. Këtë...
Burimi:
javanews.al