Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore
Mbi 971 komunikime nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë regjistruar në platformën online “Fol me Kryeministrin”. Të dhënat janë bërë publike nga Agjencia për Media dhe Informim, e cila bën me dije se qytetarët kanë përcjellë pyetje, shqetësime, denoncime, kritika dhe propozime për çështje të ndryshme. Sipas të dhënave të publikuara, 17% e komunikimeve përbëhen nga denoncime, ndërsa po 17% janë propozime për politika të ndryshme. Infrastruktura dhe çështjet që lidhen me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe legalizimet zënë secila nga 12% të mesazheve. Ndërkohë, 10% e komunikimeve përfaqësojnë kritika ndaj qeverisjes, 6% lidhen me punësimin dhe po 6% me strehimin. Temat e tjera të ngritura nga qytetarët përfshijnë: 4% pensione dhe ndihmë sociale; 3% çështje të diasporës; 2% arsimi dhe studentët; 2% biznesi...
Burimi:
javanews.al