Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

Drejtori i Tatimeve për Spiropalin: Mbrojti evazionin e të shoqit

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj ka folur lidhur me deklaratën e deputetes socialiste, Elisa Spiropali në një intervistë televizive. Binaj u shpreh se intervista e saj ishte me të pavërteta, për emërimin e tij në detyrën si dhe kontrollet ndaj biznesit të bashkëshortit të saj. Binaj deklaroi se bashkëshorti i Spiropali operon në sektorin e ndërtimit dhe se përzgjedhja ishte bërë bazuar në risk, pra nuk ka arsye politike. Sipas drejtorit Binaj, evazioni fiskal kishte shifra të larta. “Në rastin e një biznesi që ka vendosur të mos paguajë taksa do donte një zgjidhje me sa më pak kosto me tatimorët. Nëse të gjithë inspektorët do gjenin zgjidhje të thjeshta, nuk do ishim në gjendje të rrisnim të ardhurat. Kërcënimet ndodhin, në rastin...