Drejtori i Policisë: Janë identifikuar kanale komunikimi që bëjnë thirrje për akte terroriste
Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike te premten deklaroi se deri tani, në Tiranë janë arrestuar 127 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë. Drejtuesi i lartë i policisë tha gjithashtu ‘se nga strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale’ dhe ‘thirrje për kryerje të akteve ekstreme dhe terroriste’. “Përveç ngjarjeve në terren, strukturat e specializuara të Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Antiterrorit kanë marrë në shqyrtim të menjëhershëm hapësirën virtuale, ku gjatë monitorimeve intensive, janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi, nëpërmjet të cilave janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të drejtpërdrejtë kriminale, ndër...
Burimi:
argjiroja.net