Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në gjykatë dosjen për Belinda Ballukun, një material prej 96 faqesh ku janë administruar SMS, komunikime në WhatsApp, email-e, fotografi dhe të dhëna të tjera të mbledhura gjatë hetimit. Në dosjen e siguruar nga Top Channel zbardhen edhe detaje nga hetimi për vilën F6 në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, të cilën SPAK e lidh me përdorimin nga Balluku dhe familjarët e saj. Mes materialeve të administruara është edhe fotografia e një kutie të kuqe, brenda së cilës shihen tufa me kartëmonedha 50-euroshe të lidhura me llastik. Fotoja është gjetur në telefonin e Lavdrim Smones dhe, sipas dosjes, rezulton e realizuar në ambientet e vilës F6. Megjithatë, në dokument nuk përcaktohet shuma e parave, kujt i përkisnin apo për çfarë...
Burimi:
ntv.al