Domatja 50 lekë në Lushnjë, 120 në Tiranë/ Qeveria premton të zbulojë ku rritet çmimi

Domatja 50 lekë në Lushnjë, 120 në Tiranë/ Qeveria premton të zbulojë ku rritet çmimi

Nga muaji shtator, qytetarët pritet të kenë mundësi të krahasojnë çmimet e produkteve bazë dhe të shohin se ku mund t’i blejnë më lirë. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar krijimin e platformës “Price Watch Albania – Pasqyra e Çmimeve”, e cila synon të monitorojë rrugën e çmimit nga prodhimi ose importi deri në raftet e supermarketeve dhe tregjeve. Sipas ministres, bizneset që merren me tregtinë me shumicë dhe pakicë do të raportojnë çmimet, ndërsa të dhënat do të bëhen publike për konsumatorët. NGA 50 NË 120 LEKË: KU RRITET ÇMIMI? Për të treguar diferencat në treg, Ibrahimaj përdori si shembull domaten. Sipas saj, domatja tregtohet me rreth 50 lekë në Lushnjë, ndërsa në Tiranë çmimi arrin në 120 lekë. Platforma premton të ndjekë...