“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues
Një “stuhi” ligjore e financiare ka shpërthyer në Itali rreth pronësisë së klubit të futbollit Lazio. Prokuroria e Romës ka urdhëruar kontrolle të imtësishme në banesat dhe zyrat e disa personave mjaft me ndikim, në kuadër të një hetimi që lidhet me kërcënime të rënda dhe manovra ilegale kundër presidentit të klubit, Claudio Lotito. Në qendër të këtij hetimi është Luigi Bisignani, një nga figurat më të përfolura të prapaskenave politike e financiare në Itali. Përveç tij, nën hetim janë edhe emra të tjerë të njohur si Mauro Masi, ish-drejtues i lartë i televizionit publik RAI dhe eksperti i financave Francesco Maiolini. Përveç kontrolleve fizike, autoritetet kanë sekuestruar telefonë, kompjuterë dhe dokumente sekrete për të zbardhur komunikimet mes tyre. Hetuesit dyshojnë se ky grup personash...
Burimi:
javanews.al