Djokovic triumfon në turneun e Pekinit, spanjolli Alcaraz ngre lart trofeun në Tokio
7 Tetor 2026 9:33 Telesport Pak orë pasi numri 1 në botë, italiani Jannik Sinner deklaroi se nuk do të luajë më asnjë turne këtë vit për shkak dëmtimi, dy nga rivalët e tij kanë ngritur lart trofetë e radhës, duke i dërguar një mesazh. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 3 në botë, fitoi turneun ATP 500 në Tokio, duke mbrojtur titullin e fituar vitin e kaluar. Në finale, ai mundi 2-0 (7-6, 6-4) çekun Jiri Lehecka. Për Alcaraz ky është titulli i parë i fituar nga ai që nga shkurti. Titullin nr.102 në karrierë korri tenisti serb Novak Djokovic, që ngriti lart trofeun e turneut ATP 500 në Pekin. Ai përfitoi nga tërheqja në finale e Alex de Minaur në setin e dytë (7-6, 0-1)....
Burimi:
telesport.al