Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin sot, 16 shtator, aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar të nisë në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë rreth dy orë. Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth tre vjet, gjatë të cilit në sallën e gjyqit u dëgjuan 134 dëshmitarë dhe u shqyrtuan mijëra materiale provuese. Procesi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së nisi në prill të vitit 2023. Pas përfundimit të paraqitjes së provave, në shkurt të këtij viti Prokuroria dhe ekipet e mbrojtjes paraqitën argumentet përmbyllëse, ndërsa katër të akuzuarit iu drejtuan për herë të fundit trupit gjykues. Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...