Dita e Egnatias, Arhus e pret me ‘Mirësevini’
Ka udhëtuar drejt Danimarkës për ndeshjen e dytë me një skuadër daneze për llogari të fazës së Ligës në Conference League. Egnatia e Rrogozhinës teksa një javë më parë barazoi në shtëpi 1-1 me Midtjyland, sot do të përballet në orën 21:00 me Arhus. Edhe pse rivali i sotëm gjëndët në vend të 10-të pas 11 javëve në kampionat me 9 pikë (Midtjyland kryeson bashkë me Kopenhagë nga 25 pikë), sërish fakti që luhet në transfertë vështirëson goxha misionin e kampionëve të Shqipërisë. Megjithatë në impiantin ku do të zhvillohet ndeshja e sotme vendasit janë treguar ‘europianë të vërtetë’. Në tabelën elektronike të stadiumit me kapacitet 10 mijë vendesh paraprakisht ka uruar mirseardhjen rivalëve shqiptarë. Programi i ndeshjeve të sotme (22/10/26) në Europa dhe Conference...
Burimi:
sportiim.al