DIKUR E KRAHASUAT ME GEORGE WASHINGTONIN/ Vlora Çitaku sfidon Amerikën dhe Britaninë
Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ka shkaktuar reagime në Kosovë. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kundërshtuar thirrjet e aleatëve ndërkombëtarë për respektimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së dhe përdorimin e mekanizmave ligjorë të ankimit. Çitaku ka deklaruar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk janë thjesht figura të një periudhe të kaluar, por, sipas saj, pjesë e historisë së Kosovës dhe e procesit të shtetndërtimit. Ajo është ndalur veçanërisht te raporti i Hashim Thaçit me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë perëndimorë, duke kujtuar bashkëpunimin e tij me ta që në fillimet e angazhimit politik. Sipas Çitakut, Thaçi dikur ishte vlerësuar nga...
Burimi:
ntv.al