Dhomat e Specializuara, të martën shpallet aktgjykimi në rastin e pengimit të drejtësisë për Hashim Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë

Dhomat e Specializuara, të martën shpallet aktgjykimi në rastin e pengimit të drejtësisë për Hashim Thaçin dhe katër të akuzuarit e tjerë

Të martën, më 17 nëntor 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin aktgjykimin në çështjen e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”. Seanca, e cila kërkon praninë fizike të të gjithë të akuzuarve, është parashikuar të nisë në orën 10:00. Në këtë proces gjyqësor, të akuzuar janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, si dhe Fadil Fazliu. Sipas akuzave të ngritura, gjatë periudhës nga prilli deri në nëntor të vitit 2023, përmes vizitave të paprivilegjuara në paraburgim, “Hashim Thaçi u dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut informacion konfidencial për dëshmitarë të Prokurorisë”, me qëllim që të ndikonte në dëshmitë e tyre dhe të pengonte zyrtarët e...