Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK, kreu i PDK: Ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si “ditë të turpit për drejtësinë ndërkombëtare” aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza tha se vendimi i Hagës, sipas tij, nuk është bërë në emër të popullit të Kosovës, por është kundër popullit dhe shtetit të Kosovës. “Sot është një ditë e rëndë për Kosovën, një ditë e zezë. Është një ditë e turpit për drejtësinë ndërkombëtare. Aktgjykimi i sotëm ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka sjellë dhimbje dhe zhgënjim të thellë te të gjithë ne. Një dhimbje dhe zhgënjim që nuk e kemi pritur. Madje edhe zemrat tona para së gjithash janë me ish-krerët e UÇK-së dhe...