Dënimi i krerëve të UÇK, analisti Vangjeli: Pas fitores së luftës, më 16-Shtator u humb një betejë!
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH24 se vendimi i 16 shtatorit në Hagë ishte humbje e një beteje pas fitores së luftës së Kosovës. Sipas Vangjelit, ekziston një aksiomë fatkeqe që e ndjek kombin shqiptar si një mallkim: “Çfarë ne arrijmë të fitojmë me gjak, me dhimbje, me sakrifica të jashtëzakonshme në luftë, e humbasim me mendjelehtësi kriminale në paqe. Ç’ka u fitua 27 vjet më parë mbi qiellin dhe tokën e Kosovës, pra që u fitua lufta, një betejë u humb javës së shkuar në Hagë.” Analisti theksoi se ky moment shkon shumë përtej ngjarjes konkrete dhe nxjerr në pah një diferencë dramatike me fqinjët e veriut. “Në qoftë se ne në Shqipëri, në Tiranë apo në Prishtinë vazhdojmë e...
Burimi:
javanews.al