Dënimi i komandantëve, Bajram Begaj: Trishtim i thellë, askush nuk e njollos UÇK-në
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar në rrjetet sociale pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale. “Trishtim i thellë për vendimin e sotëm”, tha Begaj, përcjell A2 CNN. “Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë të mërkurën, raporton A2 CNN. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte...
Burimi:
javanews.al