Dënimi i ish-krerëve të UÇK nga Haga, protestë deri në orët e vona në Prishtinë! Qytetarët hedhin gurë drejt zyrave të EULEX, merr flakë çatia
Protestat kundër dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes në Kosovë. Pasi u shpërndanë nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, një pjesë e protestuesve u zhvendosën sërish drejt objektit të EULEX-it në Fushë Kosovë. Protestuesit hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt ndërtesës. Si pasojë, një pjesë e vogël e çatisë mori flakë. Në zonë u shtua edhe prania e forcave speciale të Policisë së Kosovës. Policia shoqëroi dy protestues. Njëri prej tyre u la i lirë, ndërsa tjetri vijon të mbahet në qeli.
Burimi:
javanews.al