Dembélé: Sot jam më i pjekur, kërkoj të jem efikas. Këtë gjë e mësova nga Messi
Pas fitimit të “Topit të Artë” në vitin 2025, Ousmane Dembélé synon të qëndrojë në majat e futbollit botëror. Në një intervistë për BBC, sulmuesi francez i PSG-së, së bashku me shokun e skuadrës Khvicha Kvaratskhelia, ka folur për ndryshimin e tij ndër vite. “Mentaliteti”, tha Dembélé, duke e cilësuar atë si elementin kryesor të evoluimit të tij. “Me kalimin e viteve, në moshën 28-vjeçare, bëhesh shumë më i pjekur. Nuk jam më i njëjti lojtar që isha 20 vjeç, te Borussia Dortmund. Rritesh, përmirësohesh dhe përpiqesh të jesh më efikas në gjithçka që bën në fushë. Gjëja më e rëndësishme mbetet të ndihmosh ekipin”. Francezi veçoi edhe periudhën te Barcelona dhe eksperiencën pranë Lionel Messit: “Kur je 20 vjeç, dëshiron të bësh ‘tunele’, driblime...
Burimi:
telesport.al