Dembele: PSG kthehet në një përbindësh në Champions. Torres: Ishte si një ëndërr
Pas një starti jo fort pozitiv të kampionatit të Ligue 1, skuadra e PSG tregoi forcën e saj në Europë, duke mundur thellë 6-1 Slovan Bratislava. Një nga protagonistët e skuadrës pariziene ishte Ousmane Dembele, autor i dy golave të parë. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim në atë sfidë. Shënuam shumë gola dhe ishte e rëndësishme ta nisnim mbarë fushatën e Ligës së Kampionëve. Ishte një paraqitje vërtet e shkëlqyer dhe e shijuam shumë; sulmuam dhe mbrojtëm si një trup i vetëm. Jemi të lumtur”, tha sulmuesi francez. “Është Champions League, të gjithë janë të motivuar dhe duan të luajnë në këtë kompeticion; me tifozë të tillë, gjithçka është vërtet e veçantë”, tha Dembele. Ndërsa Ferran Torres, që realizoi një trigolësh, tha: “Ishte si...
Burimi:
telesport.al