Debati për ushqimin në Kuvend, deputetët e PD përplasen me drejtuesen e AKU! Ngatërrohen dhe sëmundjet e mishit
Pas kërkesave të njëpasnjëshme që opozita i bën ministrit të Bujqësisë për të marrë pjesë në komisionin e këtij sektori, Andis Salla vendosi t’u përgjigjej sot pyetjeve mbi standardin e ushqimeve. Çështja që mori më tepër vëmendje ishte bllokimi i mishit të gjedhit dhe të shpendëve nga Brazili. Ndryshe nga BE-ja, Shqipëria do të vazhdojë të furnizohet me mish derri nga ky shtet, por kësaj here, sipas Sallës, ky produkt do të jetë i sigurt. “Lidhur me mishin e derrit nga Brazili, janë bërë komunikime për rishikimin e marrëdhënieve tregtare, ku një analizë tregon korrektësinë e veprimit që ne ndërmarrim: masa të qarta, bllokim dhe verifikim i lotit”, tha ministri i Bujqësisë, Andis Salla. Siguria ushqimore, për shumë politikanë, nuk është e vështirë vetëm të...
Burimi:
javanews.al