Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike ka miratuar me 8 vota pro, ndryshimet në ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të cilat parashikojnë kredi me interes zero për blerjen e banesave, subvencionimin e 50% të qirasë për studentët e masterit dhe profesionistët, si dhe mundësinë që një pjesë e qirasë së paguar të llogaritet për blerjen e shtëpisë. Gjatë votimit, kryetari i komisionit, Ulsi Manja, evidentoi mungesën e deputetëve të opozitës, duke deklaruar se duhet të kishin marrë pjesë në votimin e një projektligji që synon të mbështesë familjet në nevojë për strehim. “Kundër s’ka kush të jetë, se ata bëjnë politikë në të thatë, se veç fjalën kanë. Por të paktën të bashkoheshin me votë në këtë ligj, që të tregonin se edhe...
Burimi:
javanews.al