Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Skeçi nuk fyen askënd, ndalni urrejtjen ndaj aktorëve
Premiera e edicionit të 46-të të “Portokalli” u prit me interes të lartë nga publiku që kishte kuriozitetin të shihte programin artistik të përgatitur nën drejtimin e Agron Llakajt që u rikthye pas 16 vitesh në spektaklin më të madh të humorit. Njëkohësisht shfaqja e parë u shoqërua me polemika. Në rrjet u ndez debati për parodinë e protestës që interpretoi një pjesë e trupës së “Portokalli”. Disa ndjekës në rrjete socialeve nuk i mirëpritën tonet e humorit. Vetë drejtuesi Agron Llakaj nxjerr në dukje qëllim e skeçit. “Ato personazhe që ne ngritëm në protestën tonë në “Portokalli” janë personazhe që u bënë virale. U bënë meme po aty në protestë. Edhe me njerëz që kanë abuzuar me protestën duke sjellë skena qesharake. Kjo ka...
Burimi:
javanews.al