De la Fuente: Katër ndeshje në dhjetë ditë janë shumë, Yamal është në formë fantastike
Spanja përgatitet të mbyllë ciklin e katër ndeshjeve të Nations League duke u përballur sot me Kroacinë në stadiumin “Poljud” në Split. Para ndeshjes, trajneri Luis de la Fuente paralajmëroi që të mos nënvlerësohet kundërshtari, pavarësisht hapit të gabuar të fundit të tyre (u mundë 7-0 nga Anglia). “Ata janë një ekip fantastik me lojtarë fantastikë. Ajo që ndodhi pak ditë më parë ishte thjesht një incident futbollistik. Ne duam të ruajmë nivelin që kemi treguar deri më tani. Do të përballemi me një ekip shumë të motivuar, por edhe ne do të jemi të motivuar. Neve na pëlqen të luajmë në një atmosferë të tillë“, tha De La Fuente. Një temë kyçe është menaxhimi i Lamine Yamal, i cili e ka nisur si titullar...
Burimi:
telesport.al