Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet
Bashkëshortja e Donald Trump Jr., Bettina Trump, konfirmoi se dasma e tyre në maj u financua pjesërisht nga një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Një postim në llogarinë e saj në Instagram, i publikuar në emër të çiftit, bëri të ditur se dy nga tre netët e festimeve të dasmës, të zhvilluara në një ishull privat në Bahamas, u financuan pjesërisht nga Umar Kremlev, një oligark rus me lidhje të ngushta me Putinin. Deklarata u publikua të hënën, pasi media investigative ProPublica publikoi një artikull ku detajohej se Kremlev kishte paguar “qindra mijëra dollarë” për festimet. Donald Trump Jr., një nga djemtë e presidentit amerikan, është qytetar privat, ndaj nuk është e paligjshme që ai të pranojë dhurata nga një shtetas i huaj. “Miku...
Burimi:
javanews.al