Darmian flet për largimin nga Interi: Ishin 6 vite të mrekullueshme, ruaj raport të jashtëzakonshëm me të gjithë
28 Tetor 2026 12:15 Alfred Lleshi Matteo Darmian rikthehet te përvoja e tij e gjatë zikaltër dhe e konsideron Interin e drejtuar nga Chivu favorit për titullin kampion: “E dija që kisha edhe një vit kontratë, ndaj rrugëtimi im me Interin mund të përfundonte. Megjithatë, gjithçka u mbyll mirë, duke fituar një titull kampion dhe një Kupë Italie”. Prej 8 tetorit, 36-vjeçari ka nisur një aventurë të re në Serinë A me fanellën e Bologna, ku ka qenë titullar në tri ndeshjet e para të skuadrës. Në intervistën për “Sportmediaset”, mbrojtësi foli edhe për 6 vitet e kaluara tek Interi, me të cilin regjistroi gjithsej 218 paraqitje: “Për mua ishin 6 vite të mrekullueshme. Kam një lidhje të jashtëzakonshme me të gjithë. Mendoj se grupi ka...
Burimi:
telesport.al