Dana White: Eventet e UFC-së do të zhvillohen normalisht në Lindjen e Mesme, ne do të jemi atje

Dana White: Eventet e UFC-së do të zhvillohen normalisht në Lindjen e Mesme, ne do të jemi atje

Ndërsa situata në Lindjen e Mesme ashpërsohet dita-ditës, shumë organizatorë eventesh duhet të vendosin nëse mund t’i vazhdojnë në mënyrë të sigurt planet e tyre për aktivitete në këtë rajon. Ndërsa shtohet presioni që ndeshja e boksit e Canelo Alvarez (31 tetor ndaj Christian Mbilli) në Riad të zhvendoset në një datë tjetër për UFC nuk ka asnjë problem. Eventi UFC 333 sapo u zhvillua në Abu Dabi gjatë fundjavës së kaluar. Më pas, më 21 nëntor, një tjetër event i UFC do të zhvillohet në Katar, ndjekur nga UFC në Arabinë Saudite më 5 dhjetor. Sipas CEO së UFC-së, Dana White, të gjitha këto evente do të vazhdojnë sipas planit. Pas UFC 333, White u pyet për situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme...