Cole Palmer: Dua të tregoj vlerat e mia, trajneri më kërkon të krijoj sa më shumë rrezik në sulm

Cole Palmer: Dua të tregoj vlerat e mia, trajneri më kërkon të krijoj sa më shumë rrezik në sulm

16 Shtator 2026 9:30 Telesport Sezoni 2026-27 i Premier League ka nisur me hope për Chelsea, që ndonëse shkëlqen në sulm me yjet e tij, në mbrojtje ende fut ujë. Një nga protagonistët e këtij sezoni është sulmuesi Cole Palmer, i rikthyer lojtari energjik që njohin të gjithë. Ylli i ekipit ka treguar shenja klasi në katër ndeshjet e deritanishme në Premier League dhe foli për dëshirën e tij për të dëshmuar vlerat, tani që është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i sezonit të kaluar dhe pushimeve të gjata verore. “Sezoni i kaluar ishte frustrues, sepse dëmtimet më ndërprisnin vazhdimisht ritmin. Kur pëson një dëmtim, fillojnë të lindin dyshime. Fillon të vësh në dyshim çdo lëvizje; heziton sepse të kujtohet ndjesia e dhimbjes”, tha Palmer. “Tani...