Çmendet tenisti rus, godet me topin e lojës një tifoz dhe skualifikohet, Djokovic në finale
Tenisti rus Daniil Medvedev u skualifikua, duke i hapur rrugën Novak Djokovic për në finalen e turneut ATP 500 në Pekin. Ky ishte përfundimi tronditës i ndeshjes mes dy tenistëve në gjysmëfinalen e turneut, e cila u ndërpre kur rezultati ishte 7-5, 5-3 në favor të serbit. Në shifrat 15-15 të lojës së nëntë në setin e dytë (ndërsa 39-vjeçari po shërbente për fitoren e ndeshjes), Medvedev, në një moment zemërimi, hodhi një top drejt tribunes. Ai goditi pa dashje një spektator në sy, duke e detyruar atë të largohej nga stadiumi. I shoqëruar nga tre anëtarë të stafit, burri u largua nga arena duke mbajtur duart në fytyrë. Më pas, rusi u skualifikua nga gjyqtari i ndeshjes dhe mbikëqyrësi i turneut. Incidenti të kujtonte...
Burimi:
telesport.al