Çfarë fshihet pas teorisë së Prokurorisë? Eksperti amerikan ‘zbërthen’ rastin ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së
Profesori amerikan Timothy Waters, ekspert i së drejtës penale ndërkombëtare, ka dhënë një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), ku ka komentuar procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Waters, profesor i së Drejtës në Universitetin e Indianës dhe ekspert i drejtësisë ndërkombëtare, i cili ka punuar edhe në çështjen e ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin për ish-Jugosllavinë, është ndalur veçanërisht te mënyra se si Prokuroria ka ndërtuar rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, teknikisht në gjykim janë vetëm katër individë. Megjithatë, teoria juridike mbi të cilën është mbështetur Prokuroria, e njohur si “ndërmarrja e përbashkët kriminale”, mund të ketë pasoja shumë më të gjera. Waters shpjegon se kjo teori...
Burimi:
javanews.al