Çfarë do të ndodhë në sesionin e ri? Dokumenti që zbulon sfidën e socialistëve
Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur ditën e djeshme drejtuesit politikë dhe deputetët socialistë të qarkut Tiranë në një takim pune, të zhvilluar në një restorant në periferi të kryeqytetit. Takimi është pjesë e një serie mbledhjesh që Rama ka zhvilluar ditët e fundit me ministra, drejtues politikë dhe struktura të Partisë Socialiste, në kuadër të përgatitjeve për një qasje të re të forcës politike ndaj qytetarëve dhe organizimit për zgjedhjet vendore të vitit 2027. Pas takimit, Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka dhënë disa detaje mbi diskutimet e zhvilluara. “Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë patëm një diskutim të dobishëm për organizimin e pranisë besnike, metodologjinë e...
Burimi:
ntv.al