Çështja Vlora Hyseni/ Leka: SPAK u bë pjesë e një banaliteti, nxori në vitrinë mesazhe “rozë”
Në një intervistë në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News analisti Martin Leka ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit, duke kërkuar që të ndahet roli i saj si person privat nga përgjegjësitë që ajo ka si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas tij, posti i drejtueses së SHISH është një detyrë me përgjegjësi të veçantë, për shkak të informacionit dhe sekreteve shtetërore që lidhen me këtë funksion. Duke iu referuar materialeve që janë bërë publike, Leka tha se ato, sipas tij, nuk tregojnë elementet e akuzave për të cilat është ngritur çështja ndaj Hysenit. Leka kritikoi mënyrën se si SPAK ka trajtuar dhe komunikuar publikisht çështjen, duke ngritur pikëpyetje mbi publikimin e disa komunikimeve private. “Duhet të ndajmë Vlora Hysenin si person dhe...
Burimi:
javanews.al