Çështja Balluku/ Balla: Ata që kanë shkelur besimin, të përballen me drejtësinë

Çështja Balluku/ Balla: Ata që kanë shkelur besimin, të përballen me drejtësinë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është pyetur nga gazetarët për çështjen “Balluku” dhe qëndrimin e mazhorancës lidhur me kufizimin e lirisë për personat me mandat parlamentar. Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se institucioni e ka ushtruar të drejtën e tij në rastet që lidhen me deputetët, ndërsa theksoi se nuk mban rolin e avokatit të askujt. “Nuk jam avokat i askujt. Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë, në respekt të së drejtës së tij, e ka ushtruar këtë të drejtë”, deklaroi Balla. Ai u ndal më tej te çështja e paraburgimit, duke përsëritur qëndrimin se Shqipëria duhet t’i japë fund praktikës së kufizimit të lirisë përpara vendimeve të gjykatës. Balla iu referua edhe statistikave europiane për...