Cesc Fabregas bën kërkesën urgjente pas fitores ndaj Napolit
31 Gusht 2026 18:27 Telesport Como e drejtuar nga Cesc Fabregas mori fitoren e parë për këtë sezon të ri, duke mposhtur Napolin 1-2 në transfertë. Në përfundim të takimit, Cesc Fabregas dha një ultimatum të rëndësishëm për drejtuesit e klubit. Tekniku spanjoll po kërkon përforcime në sulm, për të përballuar nevojat e sezonit dhe duke ditur që Como garon në tre fronte: Kampionat, Kupë dhe mbi të gjitha në Champions League. “Sigurisht, pres një sulmues, Douvikas nuk mund të luajë në Serie A, Kupën e Italisë dhe në Champions League, dhe nuk mund të luajmë në tre gara vetëm me një sulmues. Ne vuajtëm shumë me (Alvaro) Moratën vitin e kaluar, për muaj të tërë ai ishte jashtë i lënduar. Ju kujtohet që luajtëm...
Burimi:
telesport.al